Nën masën ‘detyrim paraqitje’, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Nën masën ‘detyrim paraqitje’, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Nën masën 'detyrim paraqitje', Ajola Xoxa paraqitet në

Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. 

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente