Në një vend ku marrëdhëniet e të njëjtit seks dënohen me burg, vajza e presidentit ‘shkel ligjin’, puthet me modelen
Brenda Biya
Vajza e presidentit të Kamerunit ka shpërndarë një foto në të cilen është duke puthur një grua tjetër, duke shkaktuar reagime të ndryshme në një vend ku marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme. Postimi në Instagram tregon 26-vjeçaren Brenda Biya duke përqafuar dhe puthur modelen braziliane Layyons Valença.
“Unë jam e çmendur për ty dhe dua që bota ta dijë,” shkroi Biya, duke shtuar një emoji me zemër dashurie.
Babai i saj 91-vjeçar, Paul Biya, u bë president i Kamerunit në vitin 1982 dhe është një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Afrikës. Ata që përfshihen në akte ose marrëdhënie të të njëjtit seks në kombin e Afrikës Qendrore përballen me deri në pesë vjet burg.
Biya, një muzikante me bazë jashtë vendit, nuk e deklaroi në mënyrë eksplicite seksualitetin e saj kur postoi foton e puthjes. Megjithatë, disa kohë pasi u publikua imazhi, Biya ndau mesazhet nga njerëzit, të cilët shprehnin mbështetjen e tyre për të.
Shumica e mediave në Kamerun nuk kanë raportuar për foton e fundit të Biya. Organi rregullator i medias ka qenë i njohur për sanksionimin e publikimeve dhe transmetuesve për paraqitje të homoseksualitetit. Qeveria dhe vetë Presidenti Biya, nuk e kanë komentuar zyrtarisht këtë histori. BBC ka kontaktuar Biya dhe ende nuk ka marrë një përgjigje./ZËRI
Burimi