Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 38-vjeçari në Fier (EMRI)
pamje nga arrestimi
FIER- Adriatik Shabanaj 38 vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit. Shabanaj ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ngjarja ka dodhur në vitin 2021 në Berat, ku 38-vjeçari për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri Ilajz Ismailin.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore. Kapet dhe ndalohet 38-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.
Si rezultat i këtij operacioni në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. 38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI
Burimi