
Në kërkim për trafik drogë dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Foto ilustruese
TIRANË- Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit:
– Kristian Kovaçi(Pacani) 31 vjeç, banues në Lezhë.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.