Në kërkim nga SPAK, GJKKO liron nga qelia punonjësin e INUV
Foto ilustruese
ELBASAN- Punonjësi i INUV Elbasan, Gentian Bako, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion është liruar nga burgu nga Gjykata e Possacme. Bako u arrestua nga policia më 1 shtator.
Gjyqtaria e çështjes, Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e Gentian Bakos për lirimin e tij. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00.
Çështja për korrupsion fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja. Nga hetimi i SPAK, Gentian Bako ka rezultuar se ka bashkëpunuar me kryeinspektorin e INUV, Andri Mehja dhe inspektorin Bardhyl Qehja, për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos t’i prishnin një tendë. /ZËRI
Burimi