Në kërkim ndërkombëtar për plagosjen e Johan Muçllarit, ekstradohet nga Greqia Firdeuss Berberi

Në kërkim ndërkombëtar për plagosjen e Johan Muçllarit, ekstradohet nga Greqia Firdeuss Berberi

Firderuss Berberi

TIRANË- Firdeuss Berberi është ekstraduar në Shqipëri nga Greqia. Berberi akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.
Ai u arrestua në maj të vitit 2023 në Greqi teksa ndodhej në një makinë me Laert Haxhiun.
Berberi u shpall në kërkim ndërkombëtar më 29 prill të vitit 2022 pasi u dënua nga Gjykata e Pogradecit, pasi në bashkëpunim me shtetasin Griseld Maxhari kanë plagosur me armë zjarri pistoletë Johan Muçllari, ngjarje e ndodhur në 25 prill të vitit 2022 në Pogradec.

“Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi
Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, njofton policia. /ZËRI
Burimi