Ndodh sërish! Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares “Tina Turner” në Durrës

Ndodh sërish! Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares “Tina Turner” në Durrës

Ndodh sërish! Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares

STATUJAT

DURRËS-Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut, Tina Turner, e cila ishte ndërtuar në një kompleks të artit urban në këtë qytet, bashkë me tre ikonave të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa qytetarët e konstatuan mëngjesin e sotëm, të befasuar nga mungesa e saj pranë tre ikonave të tjera të muzikës.

Kjo nuk është hera e parë që statuja e Tina Turner zhduket nga shëtitorja. Në vjeshtën e vitit 2022, ajo u dëmtua kur një fëmijë u var te krahët e saj, duke shkaktuar thyerjen e statujës së cilës i mbeti vetëm pjesa e këmbëve. Pritet që policia të nisë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente