“Ndeshja e boksit në Dubai, çoi në ring eksponentët e krimit”, Artan Hoxha zbulon si u deportuan Dervishaj dhe Meçe

“Ndeshja e boksit në Dubai, çoi në ring eksponentët e krimit”, Artan Hoxha zbulon si u deportuan Dervishaj dhe Meçe

Plarent Dervishaj, Artan Hoxha dhe Julian Meçe

TIRANË-Ndeshja e boksit e Jurgen Uldedaj që u zhvillua në datën 19 korrik të muajit të shkuar në Dubai, duket se është shfrytëzuar si një mundësi nga ekponentët e krimit për t’u përballur jashtë ringut. Sipas gazetarit Artan Hoxha, disa personazhe të njohur të krimit në Shqipëri dhe në kërkim nga autoritetet e drejtësisë kanë qenë të pranishëm si spektatorë në këtë ndeshje, por më pas ato janë kthyer në protagonistë të ngjarjes.
Hoxha shprehet se dy të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arian Ndoj në Durrës në 2019, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe të ekstraduar në Shqipëri një javë më parë, nuk kanë ardhur në bazë të një marrëveshje ekstradimi midis dy shteteve, por për arsye deportimi. Hoxha deklaron se, Dervishaj dhe Meçe janë denoncuar në polici nga një personazh i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, se ishte atakuar nga dy të parët gjatë kohës që po zhvillohej ndeshja e boksit.
Pas marrjes së dëshmisë, autoritetet në Dubai kanë filluar mbledhjen e të dhënave që vërtetonin pretendimin e ngritur për Dervishaj dhe Meçe dhe pasi është vërtetuar nëpërmjet kamerave të sigurisë sherri i ndodhur midis tyre, policia ka marrë masën për t’i deportuar nga vendi.
“Në fund të korrikut, ka patur një ndeshje boksi e cila është reklamuar shumë edhe në mediat shqiptare, e një boksieri shqiptar me një boksier të huaj. Kjo ndeshje është realizuar në një ambient në Duvbai ku ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe të shqiptarëve mes tyre edhe personazhe të tilla që jetojnë atje. Në atë aktivitet janë përplasur shqiptar që kanë pasur probleme të mbartura. Bëhet fjalë për një personazh i cili është pjesë e grupeve të kryeqytetit i cili më parë ka pasur njohje me Plarent Dervishin dhe me Julian Meçen dhe më pas kanë pasur një konflikt me një pjesëtar tjetër të grupit. Mesa duket aty ka pasur përplasje fizike. Autoritetet e Dubait kanë arritur ta konfirmojnë këtë se ndaj këtij qytetari, i cili më pas ka shkjuar e ka bërë kallëzim. Për shkak të këtij kallëzimi policia e Dubait ka bërë verifikimin me kamerat e sigurisë dhe ka rezultuar se denoncimi ka qenë i saktë. Ata kanë shkuar në vilën ku qëndronte Plaurent Dervishi dhe në fillim i kanë thënë që po e marrin që të mos ketë një goditje ndaj tij, gjithashtu i kanë bërë të qartë se ai ka shkelur rregullat e për këtë arsye ai do të riatdhesohej. Pra ai nuk ka ardhur me masë ekstradimi, ai dhe Julian Meçaj kanë ardhur sepse kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Dubai. Të dy kanë qenë me leje qëndrimi të rregullt në Dubai”,-tha gazetari Artan Hoxha.
Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se “porosinë” për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun./ZËRI
Burimi