Ndërron jetë në QSUT një nga të ‘fortët’ e Vlorës, i  dënuar me 25 vite burg për vrasje

Ndërron jetë në QSUT një nga të ‘fortët’ e Vlorës, i  dënuar me 25 vite burg për vrasje

Fotaq Zaharia

TIRANË- Fotaq Zaharia, i njohur dhe si një nga ‘të fortët e Vlorës’ ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përmes një njoftimi, drejtoria e Burgjeve bën me dije se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin  e QSUT.
Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Sipas njoftimit, problemeve me frymëmarrjen u janë bashkuar dhe komplikacione të tjera shëndetësore që kanë rezultuar fatale për Zaharian.
Fotaq Zaharia ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe po vuante dënimin. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai është shtruar edhe më herët në spital, në korrik të po këtij viti.
Njoftimi:
I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin  e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente