
Ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Socialiste, vuante nga një sëmundje e rëndë
👁1683
Andis Harasani
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka ndërruar jetë. Lajmin e hedhur e ka bërë me dije miku i tij, Agim Muço përmes një postimi në rrjetet sociale. Muço shkruan se Harasani vunte prej dy votesh nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën.
Andis Harasani ka qenë deputet i Partisë Socialiste për dy legjislatura. Ai gjithashtu ka drejtuar KESH.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti,”- shkruan Muço.
Burimi