Ndërroi jetë sot/ Homazhet për Ismail Kadaren do të mbahen të mërkurën në orën 11:00
Ismail Kadare
TIRANË- Ismail Kadare ndërroi jetë sot, por homazhet për të do të mbahen të mërkurën. Në orën 11.00, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë që t’i japin lamtumirën e fundit shkrimtarit të vetëm shqiptar, i cili u nominua për çmimin Nobel në Letërsi. Ceremonia do të kryehet nga Kryeministria. E më pas kortezhi mortor i Kadaresë do të përcillet për në banesën e tij të fundit. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim se për ku do të prehet përgjithmonë shkrimtari.
Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88 vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI
Burimi