![Musk në një mendje me Grenell: Të mbyllet VOA dhe REL! Askush nuk i dëgjon më](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/musk-ne-nje-mendje-me-grenell-te-mbyllet-voa-dhe-rel-askush-nuk-i-degjon-me_67a9b28b9d783.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Musk në një mendje me Grenell: Të mbyllet VOA dhe REL! Askush nuk i dëgjon më
Richard Grenell dhe Elon Musk
SHBA-Miliarderi Elon Musk ka mbështetur ish-të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për mbylljen e dy mediave. Sipas Grenell Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë financohen nga taksapaguesit amerikanë.
Pas tij, në një postim në platformë ‘X’, edhe Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona të çmendur të së majtës radikale “që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”.
“Mbyllini ato.1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).2. Askush nuk i dëgjon më.3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë,”-shprehet Musk.
POSTIMI
download 12
capturepng
Burimi