Moti merr ‘kthesë’, sërish stuhi dhe furtunë, bien temperaturat
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas disa ditësh me temperatura përvëluese në të gjithë vendin, moti ka marrë një kthesë të papritur. Pas reshjeve të denduar të shiut mbrëmjen e djeshme, stuhitë e përkohshme do të na shoqërojë pasditeve të kësaj jave. Më i rrezikuar nga rrebeshet e shiut është kryesisht gjysma lindore e territorit, por nuk priten përmbytje.
“Paraditet edhe pse do jenë në dominimin e kthjellimeve, intervaleve të gjata me diell, pasditet do jenë ato që do sjellin prezente reshjet e shiut. Më të rrezikuara juglindja dhe verilindja, stuhi të përkohshme, por po ashtu priten edhe rrebeshe të izoluara në zonat qendrore, si Tirana, Berati, Elbasani”, thotë sinoptikani Hakil Osmani për Tv Klan.
Me reshjet e shiut edhe temperaturat do të pësojnë rënie. Në zonat malore 14 deri 29°C, në zonat e ulëta 17 deri 32°C dhe në zonat bregdetare 18 deri 32°C. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë./ZËRI
Burimi