“Mos rrini nëpër tualete”, debate te ‘TIMS’-i, socialistët kërcënojnë me braktisjen e mbledhjes

“Mos rrini nëpër tualete”, debate te ‘TIMS’-i, socialistët kërcënojnë me braktisjen e mbledhjes

Debate ne komisionin tims

TIRANË- Është mbajtur mes tensioneve dhe debateve, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, ku socialistët kanë kërcënuar se do të largoheshin nga mbledhja. Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”.
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka kërkuar fjalën, por kryetari i Komisionit, Ervin Salianji është shprehur se radhën e kishte ligjvënësi i opozitës, Lefter Gështenja. “E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste, ndërsa Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.
Pasi nuk iu dha fjala në Komision, Gjylameti është larguar nga salla ku zhvillohet Komisioni ndërsa mbledhja u ndërpre për 5 minuta me kërkesë të nënkryetarit Toni Gogu, pasi të gjithë socialistët u çuan në këmbë, duke kërcënuar se do të largoheshin nga salla.
Pjesë nga debati:
Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.
Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë
Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën
Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla
Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, Le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan
Gjylameti: Nuk flitet kështu, së paku është një gjë që ka të bëjë me etikën. Keni nëna, vajza dhe motra
Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.
Toni Gogu ngrihet nga karrigia t’i largohet nga salla
Salianji: Kështu do t’iu çojmë edhe nga karriget e qeverisë. Ikini, nesër në protestë prap kështu do të çoheni.
Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.
Gështenja: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen, kjo është tjetër gjë
Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë. Pushimi nuk merret me dhunë në këtë Komision, ta harroni
Gogu: 5 minuta pushim
Salianji: Kur ta kërkoni sipas ligjit. Bëjeni kërkesën
Gogu: 5 minuta pushim, e kërkojmë që mbledhja të vijë në rendin që meriton, 5 minuta pushim
Salianji: Ka kërkuar 5 minuta pushim, kur bëhet kërkesa për pushim jepet menjëherë. Shpresoj të mos rrini prap nëpër tualete siç e keni bërë në të kaluarën. Mbledhja vazhdon. Jeni vetë ofendimi nga koka tek këmbët, fiks pas 5 minutash rinis mbledhja. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente