Misteri për vdekjen e Dingos, Cakrani për ZËRI-n: Prokuroria të hetojë dosjet e tij! Avokatët shantazhohen çdo ditë e lihen në mëshirë të fatit

Misteri për vdekjen e Dingos, Cakrani për ZËRI-n: Prokuroria të hetojë dosjet e tij! Avokatët shantazhohen çdo ditë e lihen në mëshirë të fatit

Leonard Dingo dhe Kujtim Cakrani

TIRANË- Ka kaluar një javë nga vdekja e Leonard Dingos, avokatit që u përplas ngë një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar i identifikuar si Erjon Kacani dhe dyshimet e kolegëve të tij vijojnë të jenë mjaft të forta dhe të kërkojnë drejtësi.
Ata besojnë se ka vend për dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për një aksident të rëndomtë, por për një vrasje të mirëfilltë që mund ta ketë pikënisjen në dosjet që ka mbuluar Dingo.
Të njëjtat dyshime ngre dhe avokati Kujtim Cakrani. Në një prononcim për ZËRI-n, Cakrani kërkon që autoritetet të sekuestrojnë dosjet që Dingo kishte në dorë dhe t’i hetojnë ato për të dalë në përfundimet e një konflikti që mund të jetë ndezur dhe mund të ketë sjellë elimimin e avokatit. Sipas tij, kjo është një gjë mjaft e verifikueshme për organin e akuzës.
SipasCakranit, fakti që personi që e ka aksidentuar nuk kandaluar që t’i japë ndihmën e shpejtë, por e ka braktisur të pajetë, shton dyshimet akoma më tepër për ngjarjen. Ai gjithashtu shton se edhe fakti që një 23-vjeçar që ka vrarë një avokat, është në arrati, vërteton edhe njëherë se organet hetimore në këtë vend janë krejt indiferente ndaj zbulimit dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Prononcimin e tij për ZËRI-n, Cakrani e mbyll duke përmendur vrasjen e Ravik Gurës, dhunimin e Sokol Mëngjesit dhe shton se avokatët në Shqipëri keqtrajtohen e dhunohen psikologjikisht, por askushnuk merr masa.
Intervista:
ZËRI: Ka kaluar nje jave nga ngjarja, nga çfarë ju e keni ndjekur si çështje, keni ndonjë informacion për pistat në tëcilat është fokusuar hetimi?
Avokat Kujtim Cakrani: Po ka kaluar një javë nga ngjarja e rëndë dhe policia e shtetit bashkë me prokurorinë nuk kanë dhënë asnjë informacion për ngjarjen. Kjo vërteton edhe njëherë se organet hetimore në këtë vend janë krejt indiferente ndaj zbulimit dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Sa më shumë kohë kalon aq më të vështirë bën zbardhjen e saj. Fakti që edhe mediat dhe gazetarët e kronikës nuk kanë folur mbi këtë rast tregon se jeta e qytetarit është pa asnjë vlerë, por mbi të gjitha jeta e një njeriu të drejtësisë është pa asnjë vlerë dhe mbrojtje nga shteti shqiptar.
ZËRI: Çfarë dosjeje po ndiqte z.Dingo, që ju bën të keni dyshime se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje?
Avokat Kujtim Cakrani: Avokat Leonard Dingo më parë ka ushtruar funksionon e gjyqtarit deri në vitin 2000. Me largimin nga gjyqtarë ai ka nisur të punoi si avokat. Natyrisht duke qënë i njohur si profesionit në fushën e drejtësisë kishte larmishmet çështjes, nga penale, civile me objekt pronësie dhe administrative. Organet ligjzbatuese nëse kanë vullnet ta zbardhin këtë ngjarje dosjet gjyqësore të av. L. Dingo aty janë t’i administrojnë të shikojnë kush janë palët ndërmjetëse dhe të kryejnë verifikimet për çdo rast kur duket qartë se mund të ketë konflikt. Është diçka e verifikueshme për organin e procedurës, prokurorinë.
ZËRI: Kush mendoni se fshihet pas këtij krimi?
Avokat Kujtim Cakrani: Si avokat që përballem çdo ditë me çështje nga më të ndryshmet nuk besoj se është ngjarje e rastësishme, nëse do ishte e tillë personi që e aksidentoi do ndalonte dhe do jepte ndihmën e shpejtë me qëllim ta mbante në jetë viktimën. Fakti që ky e ka goditur dhe është larguar vërteton dhe krijon bindjen se nuk ka qënë ngjarje aksidentale por e qëllimshme. Mbetet në dorën e organit prokurorisë dhe oficerëve të policisë kriminale të thellohen në hetime duke marë parasysh edhe personalitetin e autorit, rrjetin shoqëror të tij, dhe lidhjet e këtyre të fundit me çështje gjyqësore ku i ndjeri avokat L. Dingo ka qënë palë apo kundërshtar.
ZËRI: Nga bisedat që keni patur me kolegun tuaj, tashmë të ndjerë, ju ka rrëfyer në ndonjë moment që ndihej i kërcënuar për shkak të profesionit të tij?
Avokat Kujtim Cakrani: Unë e kam njohur avokat L. Dingo jo vetëm si koleg por edhe si njeri. Ai nuk ka qënë ndonjë avokat problematik në kuptimin që të konfliktohej me klientët për arsye korrektësie por edhe me palët kundërshtare, me pak fjalë ka qënë profesionist në kuptimin e plotë të profesionit avokatit. Natyrisht që avokatët në Shqipëri kërcënohen, shantazhohen madje edhe janë ekzekutuar me mënyra mafioze. Rasti avokatit Gura në Elbasan që u vra me mënyrë mafioze dhe sot është akoma e pa zbardhur është një rast, për të vazhduar me avokat S. Mëngjesi që u dhunua barbarisht në sy të fëmijës tij, një tjetër rast. Avokatët në Shqipëri punojnë në kushte tmerrësisht të papërshtatshme ku çdo ditë dhunohen jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht. Avokatit nuk i jepet mbrojtje ashtu si prokurorit dhe gjyqtarit, ai lihet në mëshirë të fatit, sepse reminishenca e së shkuarës ku avokati është “armiku” mesa duket ka zënë vend tek ky popull. Faleminderit.
Burimi