Miratohet skema e mbështetjes për fermerët, si do të përfitojnë

Miratohet skema e mbështetjes për fermerët, si do të përfitojnë

Anila Denaj

TIRANË- Qeveria ka miratuar disa ndryshime në Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Blegtorisë. Sipas vendimit, fermerët që do të mbarështojnë viça do të përfitojnë nga 5000 lekë të reja për çdo krerë. Në skemë, fermerët që kanë lopë do të përfitojnë 10000 lekë për krerë, ndërsa për bagëtitë e imëta do të paguhen 1200 lekë.
Bletarët do të mbështeten me 1000 lekë. Për kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit është vendosur të përfitojnë 200,000 lekë për hektarë. Gjithashtu mbështetje do të përfitojnë edhe kultivuesit e bimëve mjekësore ku do të përfitojnë 30,000 lekë për hektarë.
“Për këtë jemi duke punuar që të kemi mbështetje edhe nga sektori bankar që kemi kosto të reduktuara për këto llogari të fermerëve përfitues. Prioritet do të kenë aplikuesit që do jenë anëtarë të një shoqërie të bashkimit bujqësor, ose bashkim operatorësh me të paktën shtatë anëtarë. Përjashtim bën rasti i serrave, do të jetë katër numri minimal i anëtarëve. Prioritet pra do të jetë për aplikuesit që vijnë si bashkësi operatorësh në të dy format dhe pjesa tjetër do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për pjesën tjetër të aplikantëve që plotësojnë kriteret”, tha ministrja Anila Denaj.
Përfitimet:
VIÇA 5.000 LEKË/KRERË (TUFA MBI 10 KRERE)
LOPE 10.000 LEKË/KRERË (TUFA MBI 10 KRERE)
IMËTA 1.200 LEKË/KRERË (TUFA MBI 100 KRERË)
BLETARI 1.000 LEKË/KOSHERE (50 KOSHERE)
PERIME, LULESHTRYDHE, RRUSH 200.000 LEKË/HA (1 HA FERME)
BIMË MEDICINALE 30.000 LEKË/HA (1 HA FERME)
FERMAT ORGANIKE 100 MIJË LEKË/VIT
Denaj vuri në dijeni se aplikimet do të hapen në fund të marsit.
“Aplikimet pritet të çelen në fund të muajit mars me synimin që të gjenden hapësira për të mbështetur të gjithë aplikantët”, shtoi ministrja.
Skemat e subvencioneve në bujqësi u zbatuan për herë të parë në vitin 2022, ku kishin si qëllim heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë. Ndërsa për herë të parë në vitin 2024 u aplikua skema kombëtare në mbështetje të fermave. Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë ka si qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe ofron pagesa direkte për fermerët./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente