Ministri Hasani mbledh Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, i pranishëm dhe kryeministri Rama

Ministri Hasani mbledh Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, i pranishëm dhe kryeministri Rama

igli hasani

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë për 3 ditë me radhë, Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, nga datat 26 deri në 28 Gusht.
Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.
Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.
Konferenca treditore do të nisë nesër në orën 9.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!”, – shkruan Hasani në rrjetet sociale. /ZËRI 
Burimi