Merret vendimi në KQZ! Celibashi: Të krijohet mundësia që Beleri të vijë

Merret vendimi në KQZ! Celibashi: Të krijohet mundësia që Beleri të vijë

DISKUTIMET NË SALLË: 
Bazuar në prokururën që ju cituat, unë paraqitura dhe kërkesën që të lejohet që të marri pjesë. Beleri dëshiron që të flasë para KQZ, ai është në pamundësi që të vijë vetë. Duhet informuar IEVP që të vijë në këtë gjykim administrativ.
Salianji: Besoj ky nuk është rasti i parë që vihet në gjykim administrativ. Si e gjykoni ju njoftimin për zotin Beleri? A keni pasur raste, njoftimi është si të gjthë procedurat e tjera që ka bërë ky komision?
Celibashi: Kemi bërë njoftimin për secilën palë të procesit. Diskutimi është sa legjitimitet ka kërkesa që Beleri të prezantojë argumentat e tij në këtë proces? Unë vlerësoj që zoti Beleri e ka të përligjur që ai t’i paraqesë pretendimet e veta drejtpërsëdrejti. Por duhet ta theksoj se jo domosdoshmërisht kërkon praninë e palës së interesuar. Por përsa kohë ajo palë e intereson, do të ishte e tepër të komentoja mbi arsyet apo motivet mbi këtë kërkesë. Lidhur me kohën nuk besoj se nuk kemi mundësi që ta realizojmë sot.
Salianji: Përderisa i interesuari…ne jemi në sallë, Beleri nuk ka punë tjetër, të njoftohet dhe të dalë. Avokati është këtu, thjesht të gjendet procedura sesi Beleri të vijë këtu. 
Burimi