
Merr zjarr nënstacioni elektrik në Londër, 200,000 pasagjerë të bllokuar në Heathrow
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar Heathrow të Londrës – më i madhi në Evropë – njoftoi pezullimin e fluturimeve për të gjithë ditën për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike të shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion në rrjetin elektrik. Policia kundër terrorizmit ka nisur hetimet. Aktualisht, më shumë se 1,300 fluturime, por edhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit.
Po ashtu, mediat britanike bëjnë me dije se më shumë se 100 njerëz u evakuuan për sigurinë e tyr.e
Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe “njerëzit e saj” për organizimin e sulmit duke e lidhur me dhjetëra sulmeve dhe incidenteve të tjera që kanë ndodhur në të gjithë Evropën që nga pushtimi i Ukrainës, rreth 3 vite më parë.
Nga Heathrow lëvizin më shumë se 200 mijë pasagjerë dhe është aeroporti më i madh në Evropë dhe një nga pesë më të frekuentuarit në botë, duke u shërbyer mbi 80 milionë personave në vit./ZËRI
Burimi