Medvedev i zemëruar me NATO-n për Ukrainën: Do të ishte më mirë që të dyja të zhdukeshin

Medvedev i zemëruar me NATO-n për Ukrainën: Do të ishte më mirë që të dyja të zhdukeshin

Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev reagoi sot lidhur me një premtim të samitit të NATO-s për të pranuar përfundimisht Ukrainën në grupin e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev citoi në anglisht deklaratën e NATO-s nga samiti që po mbahet në Uashtingon këtë javë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në këtë rrugë të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO,”-thuhej në citimin e NATO-s.
Më pas, përgjigjen për deklaratën e bërë Medvedev e dha në rusisht: Përfundimi është i qartë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që kursi i pakthyeshëm i Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e saj ose me zhdukjen e NATO-s. Ose edhe më mirë, me zhdukjen e të dyjave.
Medvedev, i cili gjatë presidencës së tij, nga viti 2008 deri në vitin 2012, konsiderohej si një modernist properëndimor, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim dhe që nga fillimi i luftës ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të pushtimit të Ukrainës. Hera-herës, ai ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në dhe aleatët e saj lidhur me ndihmat ushtarake që i dërgojnë Kievit. 
Çdo vendim për përdorimin e armëve bërthamore ruse do të varet nga presidenti Vladimir Putin. Por diplomatët thonë se pikëpamjet e Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, janë një shenjë e qëndrimit luftarak të Kremlinit, i cili e sheh luftën si një betejë ekzistenciale me Perëndimin./ZËRI
Burimi