Me zjarr dhe grirëse letrash, punonjësit e USAID urdhërohen të shkatërrojnë dokumentet “SEKRETE”

Me zjarr dhe grirëse letrash, punonjësit e USAID urdhërohen të shkatërrojnë dokumentet “SEKRETE”

USAid

SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara si “sekrete”, të cilat ndodhen në selinë e tyre kryesore, në ndërtesën e Ronald Reagan në Uashington DC. Urdhri i lëshuar është i qartë! Dokumentet duhet të shkatërrohen me grirëse letre ose duke u djegur.
Emaili i dërguar për punonjësit është publikuar nga media “The Guardian”. Në email, i cili është dërguar nga sekretarja në detyrë e USAid, Erica Y Carr, udhëzohet stafi për pastrimin e “kasafortave të klasifikuara dhe dokumenteve të personelit” përmes copëtimit.
EMAILI I DËRGUAR:

“Prisni sa më shumë dokumente dhe më pas digjini kur makineria të bëhet e padisponueshme ose të ketë nevojë për pushim,”- shkroi Carr në email, i cili ofron udhëzime të hollësishme. Kur agjencitë federale shpërndahen ose ristrukturohen, të dhënat e tyre zakonisht transferohen në agjencitë pasardhëse ose në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve (Nara) në përputhje me Aktin Federal të Regjistrimeve (FRA).
Ligji ndalon në mënyrë eksplicite shkatërrimin e të dhënave qeveritare nëse nuk janë arkivuar. Po ashtu, ekziston gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm se tashmë janë shkatërruar përgjithmonë provat për të mbikqyrur vendet ku janë dërguar fondet e organizatës. 
Është e paqartë nëse për këtë rast janë ndjekur protokollet e duhura të menaxhimit të të dhënave, apo nëse dokumentet që po shkatërrohen janë tashmë të ruajtura në arkivë. 
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Çfarë ka ndodhur me fondet e USAID?
Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave që jep Amerika për vendet e tjera. Trump caktoi 90 ditë kohë që instancat të kontrollonin se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse ishin në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t’u ndërpritej përkohësisht burimi i të ardhuravre nga Amerika. Pas kontrollit, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata Trump vendosi mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rubio sqaroi se arsyeja është keqpërdorimi i miliarda dollarëve që nuk përputheshin me interesat amerikane./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente