![ME VIDEO- Incidenti që për pak i rrezikoi jetën presidentit Vuçiç](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/me-video-incidenti-qe-per-pak-i-rrezikoi-jeten-presidentit-vucic_67a7b84415c87.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
ME VIDEO- Incidenti që për pak i rrezikoi jetën presidentit Vuçiç
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Presidenti po udhëtonte për në Mokrin me mjetin e tij zyrtar, por në një moment, automjeti që transportonte kreun e shtetit me sa duket goditi një pengesë specifike në rrugë.
Pengesa bëri që rrota të shkëputej tërësisht nga mjeti, duke rrezikuar jetën e presidentit. Siç shihet në videon e re, Vuçiç del nga vetura vetëm pak sekonda pasi ka ndodhur ngjarja.
“Nuk e di nëse goma ka plasur… Zoti e di çfarë ka ndodhur, kjo u takon organeve kompetente ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin pasi ndërrova makinë,”- tha Vuçiç për “Informer TV”, duke shtuar se ai rrallë i ndryshon mjetet, por kësaj here duhej.
MOMENTI ME VIDEO:
Ndaj duke qenë se në automjet ndodhej presidenti, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, pasi nuk e përjashtojnë mundësinë që e gjitha të ketë ndodhur me qëllim./ZËRI
Burimi