Më e madhja në historinë e kompanisë, prodhuesi gjerman i armëve merr një porosi prej 8.5 mld eurosh
foto ilustruese
GJERMANI- Teksa lufta Rusi-Ukrainë inkurajon qeveritë në Evropë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” njoftoi se ka marrë porosinë më të madhe në historinë e kompanisë me vlerë 8.5 miliardë euro, transmeton Anadolu. Qëllimi kryesor i kësaj kërkese është të rimbush arsenalet e ushtrisë gjermane dhe aleatëve të saj dhe të mbështesë Ukrainën përballë agresionit rus, raportojnë mediat e huaja.
Dorëzimi i predhave do të fillojë në fillim të vitit 2025. Qeveria gjermane do të jetë blerësi kryesor, i cili më pas do të sigurojë një pjesë të furnizimeve të saj në Ukrainë. Holanda, Estonia dhe Danimarka po marrin pjesë gjithashtu në porosi, tha kompania.
Sipas prezantimit të investitorëve të “Rheinmetall”, në vitet e ardhshme synohet rritje më e madhe për shkak të luftës në Evropë dhe rritjes së buxheteve të mbrojtjes në vendet perëndimore. Pritet që shitjet e prodhuesit gjerman të armëve të rriten mesatarisht me një të pestën në vit deri në vitin 2026.
Kompania, e cila siguron armë për Izraelin, prodhon tanke, armë kundërajrore, municione ushtarake dhe automjete./ZËRI
Burimi