
Mbyllja e Tik Tok! Berisha njofton protestë më 15 mars
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur protestë me 15 mars, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mblidhen në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë. Kryedemokrati tha se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës, është akt censure dhe dëshmi se kryeministri Edi Rama ka frikë nga mendimi dhe fjala e lirë.
Sali Berisha: Vendimi i narkoqeverisë për ndalimin e TikTok për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milionë përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi i tolerancës, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok ëhstë një platformë komunikimi që ka pushtuar sot, ka qëlimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë. Një censurë dhe dëshmon se udhëtimi Europian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty. Rikujtoj këtu se JdVance, në fjalën në Mynih, konsideroi mbylljen e mediave sociale, si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën dhe mendimin e lirë. Tu heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTok, dëshmon se çfarë arbitrariteti, ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët radiove të vendeve perëndimore u vinin zhurmues. Në këtë rast, ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët, të nisim betejën tonë për çlirim e tiktok dhe përmbysjen e diktatorit më datën 15 mars protestë kombëtare në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë.
Njoftimi i Berishës vjen pas vendimit të qeverisë, ku u njoftua se platforma do të mbyllet brenda javës. Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI
Burimi