Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po i merren masa, do bëhet një kopje për Parisin

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po i merren masa, do bëhet një kopje për Parisin

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po i merren masa, do

Skënderbeu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se monumenti i Gjergj Kastriot Skendërbeut në Tiranë është mbuluar për shkak se po i merren masat për realizimin e një kopjeje të tij. Sipas kreut të qeverisë, kopja që do të krijohet do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris. Skela dhe mbulesa mbi monument, shton Rama, do të hiqet brenda disa ditësh.

Postimi i Ramës:

Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet.

Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër për të më akuzuar.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente