Mblidhet KRR i KQZ/ S’miratohet pr.vendimi për zgjedhjet e Himarës! Çakaj: Heqja e mandatit të Belerit dhe Dekreti i Begajt, të pavlefshme

Mblidhet KRR i KQZ/ S’miratohet pr.vendimi për zgjedhjet e Himarës! Çakaj: Heqja e mandatit të Belerit dhe Dekreti i Begajt, të pavlefshme

Pamje nga mbledhja

TIRANË- Debate të forta në mbledhjen e Komisonit e Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Debate që çuan në përfundmin e tij pa miratuar pr.vendimin për organizimin e zgjedhjeve në Himarë. Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj tha se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme.Po ashtu ai tha se dekreti i Presidentit Begaj është i pavlefshëm pasi duhet të kishte pritur mbarimin e afatit të anikimit të vendimarrjes së KQZ-së.
Muharrem Çakaj: Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm. Pavarësisht kësaj, edhe në hipotezën se ky akt do vlerësohet nga gjykatat, në pikën 3 të këtij akti ne kemi të parashikuar që mund të bëhen ankim në KAS. Po ditën që është marrë vendimi i KQZ, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme gjithë institucionet kanë caktuar datën, që ishte e paracaktuar, datën 4 gushte për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt.
Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve. Sipas përfaqësuesit socialist, këto janë tentativa për të penguar procesin zgjedhor në Himarë.
Eridian Salianji: Me atë çka ne gjykojmë, që ka të bëjë me llogaritjen e afateve, jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave. Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga. Po shkelni ligjit, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera. S’mund të pengoni procesin zgjedhor jashtë kompetencave.
Pas kësaj, anëtari Muharrem Çakaj tha se ky është intimidim dhe kërcënim dhe kërkoi që të merren masa. Gjë që u mohua nga Salianji. Ndërkohë, Çakaj tha se në mbledhje po zhvillohet një ‘’teatër’’.
Muharrem Çakaj: Ajo që sapo tha Salianji, ishte intimidim dhe kërcënim. E ftoj të ruajë qetësinë dhe ta përdorë jashtë kësaj salle. Jeni të lirë të thoni çfarë të doni, nuk funksionon në këtë sallë. Sapo përmendi shpërdorim detyre, e ftoj ti thotë, por jashtë kësaj salle. Atë qasje është i lirë ta përdorë jashtë kësaj salle. S’mund të përdorë shprehje intimiduese apo kërcënuese. Nëse ne e kapërcejmë kompetencën ka një organ tjetër që shprehet, jo juve. Më bën çudi se si paskeni lëvizur ju nga qëndrimi, kur në këtë sallë, në 2019, ju keni mbështetur një ish kolegun tonë të asaj kohe, që e ka quajtur nul dekretin e presidentit. Pikërisht se po pezullimi në gjykatë i efekteve të dekreteve, përsëris që ky akt është i nxituar. Nuk cenon njeri procesin, por duhet që gjërat ti marrim brenda ligjshmërisë. Kemi nja 8 muaj që i kemi bërë me dije KQZ për uzurpim kërkesash dhe ankesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Ruani etikën. 
Erdjan Salianji: Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova.
Muharrem Çakaj: Kanë zgjedhur të bëjnë teatër këtu, 4 gusht data e zgjedhjeve, dhe e marrin vendimin me 5 gusht, refuzoj të kem këtë qasje për zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj të kem çfarëdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga çdo lloj përfaqësues. Merrni masa për atë çfarë deklaroi Salianji këtu, përndryshe e kemi shkelur rregulloren.
Ndërkohë kryetarja, Ilirjan Nano u shpreh gjatë fjalës së saj, se nuk kanë kompetencë që të vlerësojnë vendimmarrjen e KQZ.
Ilirjana Nano: S’jemi për të vlerësuar vendimmarrjen e KQZ. Nëse do ketë ankim është një organ tjetër që vlerëson mbi bazë ankimi vendimmarrjen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Vendim i kundërshtuar nga opozita. Gazment Bardhi e ka cilësuar dekretin e Presidentit si antikushtetues. Ndërkohë vendimi solli dhe reagimin e diplomacisë greke. Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi që Fredi Beleri të mund të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg./ZËRI
Burimi