Mbante postin prej 4 vitesh, lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financave
👁866
Vasilika Vjero
TIRANË- Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Përpara se të emërohej zv.ministre, Vjero ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Por që nga viti 2020 kishte marrë postin e zv.ministres.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave./ZËRI
Burimi