Masakra në familje! Fqinjët dhe kolegët e amerikanit: Me gruan si 2 miq, blinin 2-3 birra çdo ditë

Masakra në familje! Fqinjët dhe kolegët e amerikanit: Me gruan si 2 miq, blinin 2-3 birra çdo ditë

TIRANË-Fqinjët dhe banorët e lagjes, ku ndodhi krimi i rëndë në familje, ku shtetasi amerikan Matthew Janes Wertz, vrau me litar gruan e tij, e më pas me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, dhe në fund i dha fund jetës, kaë folur rreth jetës së tyre familjare. Jo i njohur shumë në lagje, banorët e kujtojnë mësuesin e shkollës private ‘Albanian College Tirana’, bashkë gruan dhe dy qentë, që hynin e dilnin nga shtëpia, përshëndesnin, blinin 2- 3 birra. Ves ky të cilin edhe vetë autori, e shpreh në letrën e lënë për të atin, pas vrasjes së gruas dhe dy qenëve të tij.
Burime i thanë ZËRI-t se në letrën që ka lënë pas 53-vjeçari amerikan, ai i kërkonte falje babait të tij, ndërsa shprehej se po merrte me vete dhe njerëzit e tij më të dashur. “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot që të hiqja dorë nga veset. Me vete po marr personat e mi më të dashur, në kartë kam para për të shlyer borxhet”, është shkruajtur mes të tjerave në letrën e lamtumirës.
Pazaret e tjera, nuk i bënte në lagje. Përshembull litarët me të cilët ai mbyti gruan dhe vari veten, nuk i mori aty pranë. Askush nuk kujton një fakt të tillë. As shkopinjtë e bejzbollit, me të cilët vrau dy qentë, që policia i gjeti me gjak. Gruaja e tij Saragih Indah Lilis Sartika jetonte bashkë me dy qentë dhe nuk dilte asnjëherë nga shtëpia. Asaj i ishte ndaluar të takonte persona të tjerë. Të gjitha takimet ndodhnin në praninë e bashkëshortit të saj. 
Autori i dyshuar Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë. Policia ka sekuestruar provat në banesën me qera që çifti kishte marrë si dhe dorëshkrime të autorit, që u gjetën qoftë në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, qoftë në shkollën ku ai punonte si mësues. Po ashtu janë sekuestruar dhe aparate celularë, si dhe katër laptopë që ishin në përdorim nga viktima./ZËRI
Burimi