Masakra e Bradasheshit, Erjon Alibej ‘nuk la gurë’ pa lëvizur për t’u hakmarrë. Suel Çela i dha emrat: Ta ka bërë Franci me Talon

Masakra e Bradasheshit, Erjon Alibej ‘nuk la gurë’ pa lëvizur për t’u hakmarrë. Suel Çela i dha emrat: Ta ka bërë Franci me Talon

Talo Cela, Erjon Alibej dhe Suel Cela

ELBASAN- Pas vrasjes së vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, Erjon Alibej i njohur si Krymi, nisi gjuetinë e personave që kishin kryer atentatin mafioz. Ai kërkonte me cdo kusht hakmarrjen për humbjen e familjarëve të tij, dhe për këtë shkak shfrytëzoi të gjitha lidhjet e tij dhe të të vëllait, në mënurë që të gjente personat që kishin organizuar atentatin. Paralelisht me këtë, ai nisi serinë e hakmarrjes, me ndihmën e Nuredin Dumanit, për të eleminuar këdo që dyshonte se ishte përfshirë në vrasjen e të vëllait të tij.
Erjon Alibej mundi të mësonte se masakrën e kishin financuar vëllezërit Franc e Hajdar Copja dhe se krah tyre ishte edhe Talo Cela, i cili pas ngjarjes në 2018 është marrë edhe në pyetje, për shkak se nuk ishte në kërkim. Në vazhdën e këtyre takimeve, Erjon Alibej flet edhe për një bisedë të kryer me Suel Celën, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit.
“Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja, Hajdar Çopja, Franc Çopja. Në këtë kohë kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet sakëtëisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit.Në Hollandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli ishte në Den Haag (Hagë). E takoj Suel Çelën në shpinë e tij në Hagë. U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ‘ta kanë bërë Franc Çopja, me Talon. Franci me Talon, me Kelin’, kaq më përmend. Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën nuk e kisha dëgju në jetën time. Ta them dhe Endriti ska pas dëgju kurrë për Talo Çelën, kur Talo Çelën e njifte gjithë qyteti se kush ishte, si ishte, ça ishte. Neve nuk e njihnim. ‘Ta ka bërë Talo’, më tha, ‘Ta ka bërë Keli, ta ka bërë Franci me Darin’, më tha. Por ‘arsyeja pse ma kanë bërë kta?’ i thashë. Më tha ‘flitet për 50 kile që kanë humb në Angli…dhe sikur ia keni marrë ju…50 kile drogë”, dëshmon Erjon Alibej për bisedën e zhvilluar më Suel Celën në Holandë, raporton VNA.
Suel Çela është në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Arta, ndërkohë që për masakrën e Bradasheshit, por edhe dhjetra atentate e ngjarje të tjerë, SPAK akuzon organizatën kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja, vëllezër, ku i pari ndodhet në burg në Belgjikë, pasi u ekstradua nga Dubai, ndërsa i dyti ndodhet ende në Dubai.

Nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, është kryer nga Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Franc Copja, në rolin financuesit dhe porositësit. Mikael Qosja alias Kel Kamami dyshohet të ketë patur rolin e organizatorit në ngjarje, Talo Cela ka parur rolin e organizatorit të grupit të tij të vrasësve me pagesë dhe ka qenë shofer i automjetit në momentin e krimit.
Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia kanë qenë ekzekutorë. Besmir Haxhia u vra më vonë me urdhër të Erjon Alibej bashkë me vëllain e tij Viktor Haxhinë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka patur rolin e pjesëmarrësit në ngjarje, Eljo Bitri, rolin e vëzhguesit. Të njëjtin rol ka patur dhe Emiljano Ramazani i cili po ashtu është ekzekutuar me urdhër të Erjon Alibej.
Organizata Copja u godit së fundmi nga SPAK dhe u zbuluan dhjetra krime, ndërsa kundërshtari i tyre Erjon Alibej ndodhet pas hekurave prej kohësh dhe dyshimet po ashtu për vrasje e krime te tjera të rënda./ZËRI 
Burimi