Marrëveshja për emigrantët/ 24 policë italianë akomodohen në hotelin luksoz të Shëngjinit (DOKUMENTI)

Marrëveshja për emigrantët/ 24 policë italianë akomodohen në hotelin luksoz të Shëngjinit (DOKUMENTI)

FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Duke nisur nga data 1 gusht, në Shëngjin pritet që të mbërrijnë emigrantët e parë. Prej datës 1 korrik 24 punonjës të policisë italiane do të mbërrijnë në Shqipëri për të garantuar rendin e sigurinë brenda këtyre strukturave. Në dokumentin e siguruar nga Syri, zbardhet vendimi i Ministrisë së Brendshme Italiane mbi qëndrimin e 24 punonjësve të Policisë Italiane në një nga hotelet më luksoze të Portit të Shëngjinit.
Ministira e Brendshme italiane ka lëvruar mbi 52 700 euro në periudhën kohore 1 korrik-31 korrik 2025 për strehimin e agjentëve të Policisë pranë Hotelit “Maritim RafealoResort” një nga më luksozit e zonës pranë Portit të Shëngjinit. Mesatarisht 2200 euro për çdo punonjës policie. Në dokumentin e Ministrisë së Brendshme italiane ky hotel është përzgjedhur pas një studimi eksplorues.

DOKUMENTI

Maritim RafealoResort

Maritim RafealoResort

Vetëm kostoja e personelit italian është rreth 50 milionë euro në vit. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

333png

2200png

capturepng

Dokumenta bashkëngjitur
Burimi