Marrëveshja armëpushimit/ Trump: Ne jemi duke negociuar kontratën për ndarjen e territoreve midis Rusisë dhe Ukrainës

Marrëveshja armëpushimit/ Trump: Ne jemi duke negociuar kontratën për ndarjen e territoreve midis Rusisë dhe Ukrainës

Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se po pret një armëpushim të plotë midis Rusisë dhe Ukrainës “shumë shpejt”. Gjatë deklaratës së tij, Trump tha se pret një armëpushim të plotë midis Rusisë dhe Ukrainës “shumë shpejt”.
“Ne do të kemi një armëpushim të plotë shumë shpejt në luftën Rusi-Ukrainë,” tha Trump, duke sugjeruar se negociatat për një marrëveshje janë në një fazë të avancuar. Presidenti amerikan zbuloi se po zhvillohen negociata për një marrëveshje për ndarjen e territoreve mes dy vendeve.
“Ne do të kemi një kontratë dhe kontrata është duke u negociuar tani. Marrëveshja për ndarjen e territoreve, e kështu me radhë, po formulohet teksa flasim”, tha Trump.
Këmbëngulja për t’i dhënë fund luftës
Trump vuri në dukje se ai është duke kërkuar me këmbëngulje t’i jepet fund luftës, si për të ndaluar gjakderdhjen, ashtu edhe për të kursyer paratë që SHBA shpenzon për ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë, i pyetur nga një gazetar nëse ai synon të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë për bombardimet e vazhdueshme të Ukrainës, Trump u përgjigj: “Ata po luftojnë njëri-tjetrin. Do të kemi një armëpushim në shumë fusha”.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë gjatë një periudhe procesesh diplomatike intensive, ku komuniteti ndërkombëtar pret nëse dhe si do të arrihet një marrëveshje paqeje./ZËRI
Burimi