Makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë! DETAJE nga aksidenti MISTERIOZ në Itali, burri mund ta ketë vrarë gruan para ngjarjes

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë! DETAJE nga aksidenti MISTERIOZ në Itali, burri mund ta ketë vrarë gruan para ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me aksidentin tragjik në Casalmaggiore, ku një makinë në të cilën udhëtonte një çift, Stefano Del Re dhe Lorena Vezzosi, 53 dhe 51 vjeç doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit “Po”. Raportohet se gruaja mund të jetë vrarë nga burri përpara se makina të përfundonte në lumë. Sipas mediave italiane, referuar pamjeve nga kamerat e sigurisë gruaja ka qenë e pafuqishme para se makina të përfundonte në lumë, ndërsa pas rënies së mjetit, shihet burri që tenton të dalë nga dritarja duke u kapur pas një varke.
Ndërkohë, nga këqyrja e parë kufoma, e gruas nuk ka pasur asnjë plagë të dukshme. Vetëm një dëmtim në këmbën e djathtë në përputhje me përplasjen. Për zbardhjen e asaj që ka ndodhur, vendimtare do të jetë autopsia, e cila duhet të kryhet të hënën. Dhe hetimet e vazhdueshme nga ushtria për armën në shtëpinë e çiftit në Romagna mund të jenë vendimtare, nëse do të gjendeshin gjurmë dhune, skenari do të bëhej më i qartë se ç’është për momentin./ZËRI
Burimi