Makabre në Kosovë/ Nëna ndihmon vajzën të abortojë 7-muajshe, e hodhën në tualet
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Podujevë, ku dy gra akuzohen për vrasjen e një foshnje. Nënë e bijë akuzohen se kanë vrarë një foshnje gjatë lindjes. Xheneta Lutolli (rreth 19 vjeç) kreu abortin në tualetin e banesës së tyre, edhe pse ishte në muajin e 7 të shtatzënisë, ndërsa e ëma Sanie Kodraliu (44 vjeç) e ka hedhur në tualet.
“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje,” – njoftoi Policia.
Por pasi kanë kryer abortin, të dyja kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kërkuar ndihmë, pasi Lutolli pësoi komplikacione pas abortit. Atje u mësua edhe ngjarja makabër dhe mjekët njoftuan menjëherë Policinë e Kosovës. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një ngjarje e tillë dënohet me tre muaj deri në tri vite heqje lirie./ZËRI
Burimi