Majko: Në listat e 2021 isha në vend të 19-të sepse u zura me Ramën

Majko: Në listat e 2021 isha në vend të 19-të sepse u zura me Ramën

Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tregoi një episod debatesh që ka pasur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, Majko tregoi se para zgjedhjeve të fundit parlamentare kishte pasur një përplasje me kryeministrin Rama për listën e Tiranës. Sipas tij, ky debat e vendosi të 19-tin në listën e kandidatëve për deputetë dhe për rrjedhojë humbi mandatin, të cilin e rimori pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i cili u prangos për çështjen e inceneratorëve. 
Megjithatë nuk dha shumë detaje për temën e diskutimit, por la të kuptohet se ishte një debat i bërë në prani të socialistëve të tjerë.
“Puna është që nuk kam qejf të shkojë në këto banaqet dhe të bëjë sikur nga PS uji vjen i pastër dhe pastaj disa të poshtër bëjnë këtë apo atë. Politika shqiptare e ka kërkuar atë që po ndodh. Vjen dhe ky moment që e lypën, erdhi ky djali dhe po i thotë politikës rresht ligji është ky. Arrestimi i Metës? Mos më pyet sepse përgjigjen e di. Problemi është që sot duke kujtuar lëvizjen e dhjetorit duhet të na bëjë pak çudi që kryeministri është produkt i asaj kohe, Blendi Gonxhja etj. Po të kthesh kokën në anën tjetër, del dikush që nga lëvizja ka shkuar në emigracion por nuk e shoh te linja e parë. Dhe kjo është drama e asaj që po ndodh në politikë. Kur u votua reforma në drejtësi, tek fjala që kam mbajtur kam qenë pak i hidhur. Unë mendoj që reforma në drejtësi u kuptua dhe nuk u kuptua nga një pjesë e politikës. Reforma në drejtësi është që në Shqipëri do respektohet sistemi, nuk ka të paprekshëm. PD ka historinë më të bukur që mund të kishte dikush dhe sot është në marrëdhëniet me dy aleatë e Shqipërisë në gjendjen më të keqe dhe tenton të vijë në zgjedhje si parti antisistem. Në listat e 2021 kam qenë në vend të 19-të sepse u zura me Edi Ramën për listat e Tiranës. Mund të pyesësh “off rec” dhe ta tregojnë kolegët e mi. Rama ta thotë ne do pranojmë sistemin, ka shumë rëndësi, sado ta marrësh me ironi, por problemi është që sot udhëkryqi është ne do vazhdojmë me këtë parti me këto të meta, me këto probleme dhe ul kokën pranon sistemin apo me një grup që gjëja e parë kur të vijë në pushtet një zot e di ç’do bëjë,”-tha Majko./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente