“Macja Sekrete”/ Aplikacioni gjerman në telefonat e Policisë së Shtetit

“Macja Sekrete”/ Aplikacioni gjerman në telefonat e Policisë së Shtetit

“Macja Sekrete”/ Aplikacioni gjerman në telefonat e

StashCat

TIRANË- Prej afro një muaji, efektivëve të Policisë Shqiptare, veçanërisht atyre në nivele drejtuese dhe atyre që kanë akses në informacione sekrete apo të klasifikuara, u është kërkuar të shkarkojnë një aplikacion gjerman. Kështu raporton “Weblajm“. Sipas burimeve të sigurta, raportohet se aplikacioni më i përdorur në radhët e uniformave blu është “StashCat”.

Por çfarë është StashCat?

Stashcat është një platformë e sigurt dhe enkriptuar për ndarjen e mesazheve, e cila përdoret nga grupe të ndryshme; organizatat, institucionet qeveritare, institucione financiare, kujdes shëndetësor, media, shitje me pakicë apo dhe forcat e sigurisë. “Stashcat” është aktualisht në përdorim në mbi 8,500 kompani, autoritete dhe institucione.

“Macja Sekrete”/ Aplikacioni gjerman në telefonat e

StashCat

Kompania është themeluar në vitin 2016, në Hannover, Gjermani. Softueri funksionon në telefona inteligjentë, tableta dhe PC dhe mund të përdoret nëpërmjet Android ose iOS. Klientët e synuar të kësaj platformë janë autoritetet me detyra sigurie, si psh: ushtria dhe kompanitë dhe korporatat e mëdha. Në fund të vitit 2020, Stashcat u përdor nga 50,000 ushtarë gjermanë të Bundesëehr-it dhe në mbi 6,500 shkolla.

Karakteristikat kryesore

– Kriptim me siguri maksimale.
– Serverë në BE, duke respektuar rregullat e privatësisë (GDPR).
– Kanale dhe grupe për organizimin e komunikimit.
– Cloud storage i integruar për ruajtjen dhe ndarjen e skedarëve.
– Administrim qendror për menaxhim të përdoruesve dhe të dhënave

Stashcat është i papërshkueshëm nga hakeruesit dhe ju lejon të shkëmbeni mesazhe me tekst, foto, video, kontakte dhe skedarë të tjerë midis dy ose më shumë pajisjeve. Që në tremujorin e parë të vitit 2020, softueri ofroi edhe mundësinë e telefonisë me zë dhe video si dhe video-konferenca me ndarje të ekranit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente