Luanin me jetët e pacientëve/ Skandali tek Onkologjiku, ministrja-mjekëve: E dinit dhe nuk reaguat, fajtorë jeni dhe ju!
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur me tone të larta në mbledhjen e sotme me stafin e Onkologjikut. Në mbledhjen e sotme menjëherë pas zbardhjes së skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Tiranës, ministrja kërkoi një mbledhje urgjente që ka zgjatur prej disa orësh. Gjatë këtij takimi, Albana Koçiu u ka komunikuar largimin nga detyra 7 punonjësve të onkologjikut të përfshirë në skemën e mashtrimit të pacientëve. Por një mesazh e dha edhe për kolegët e tyre, duke u tërhequr vëmendjen se e kanë ditur gjithë atë që po ndodhte dhe nuk reaguan.
“Është e patolerueshme. Ndjej neveri për ata që janë përfshirë në këtë skemë dhe nuk mund të lejojë që disa individë të njollosin bluzat e bardha. Për mua jeni fajtorë edhe ju që ishit në dijeni dhe nuk keni reaguar,”-tha ndër të tjera në fjalën e saj ministrja.
Për përfundimit të mbledhjes, Koçiu dhe edhe një deklaratë të shkurtër për mediat duke u shprehur se për punonjës të tillë nuk kanë vend në sistemin shëndetësor.
“Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe për punonjësit e shëndetësisë që funksionin parësor kanë humanizmin e shpëtimin e e jetëve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur. Personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit e procedurave administrative dhe të jetë e qartë që këta lloj personash nuk mund të ndotin bluzat e bardha, nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me përkushtim dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor,”-tha ministrja Albana Koçiu.
Mjekët e shkarkuar gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ZËRI
min albana kociu 2 scaled
min albana kociu 2 scaled
Burimi