Lista e PD/ Xhaferraj ironizon kandidatët: Jenisheri, Berisha dhe Gjuzi, tmerri i Ramës!

Lista e PD/ Xhaferraj ironizon kandidatët: Jenisheri, Berisha dhe Gjuzi, tmerri i Ramës!

Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar për zgjedhjet e kandidatëve që janë pjesë e listave për zgjedhjet e 11 Majit. Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti Ferdinand Xhaferraj, i cili u la jashtë listave të PD-së për zgjedhjet.
Xhaferraj teksa po dilte nga Kuvendi ka ironizuar listën e së djathtës dhe emrat në të.
“Të gjithë biem dakord se lista e Partisë Demokratike e ka tmerruar Edi Ramën. Koalicioni i drejtuar nga tre burrat e shtetit, Selami Jenisheri, Sali Berisha dhe Kujtim Gjuzi janë kthyer në tmerr për Edi Ramën”, tha ai.
Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e “11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente