Lirime dhe emërime në detyrë/ Ndryshime në qeveri, çfarë u vendos gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Lirime dhe emërime në detyrë/ Ndryshime në qeveri, çfarë u vendos gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Foto ilustruese

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendosën disa ndryshime në qeverisje. Në një nga vendimet e marra sot, të publikuara në Fletoren Zyrtare drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj është liruar nga detyra. Nuk jepen detaje se përse është marrë ky vendim. Ndryshime kanë ndodhur edhe në Ministrinë e Financave, ku zëvendësministër është emëruar Florian Semani. Po ashtu, në mbledhjen e sotme u emërua anëtar i Bordit të Menaxhimit të Autoritetit Rrugor, Renald Petriti.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
Z. Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave”. 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.10164, datë 15.10.2009, “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkronja “b”, e pikës 1, të vendimit nr.28, datë 17.1.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Bordit të Menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Z. Renald Petriti, Ministria e Financave.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU”, thuhen në Fletoren Zyrtare./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente