Letërsia shqiptare humb më të madhin e saj, shuhet Ismail Kadare

Letërsia shqiptare humb më të madhin e saj, shuhet Ismail Kadare

Ismail Kadare

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare. Autori më i madh i letrave shqipe, ka ndërruar jetë në Tiranë, ndërsa ka lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të pajetë Kadarenë, në banesën e tij, mëngjesin e kësaj të hëne. Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar që është kandiduar disa herë për të fituar çmimin Nobel në Letërsi. Ai është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, ndërsa veprat e tij janë kryesisht në prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë. Në moshën 17 vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar “Frymëzime djaloshare”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ndërsa shumë vite të jetës së tij i kaloi në Francë, ku u nderua 1 vit më parë dhe me çmimin e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron. 
VEPRAT E ISMAIL KADARESË
· Frymezimet djaloshare, 1954
. Enderrimet, 1957
· Shekulli im, 1961
· Gjenerali i ushtrise se vdekur, 1963 – The General of the Dead Army
· Perse mendohen keto male, 1964
· Vjersha dhe poema te zgjedhura, 1966
· Qyteti i jugut, 1967
· Dasma, 1968 – The Wedding
· Motive me diell, 1968
· Keshtjella, 1970 – The Castle
· Autobiografi e popullit ne vargje dhe shenime te tjera, 1971
· Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 – Chronicle in Stone
· Dimri i vetmise se madhe, 1973
· Linja te largeta, shenime udhetimi, 1973
· N‘ntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975
· Poezia shqipe 28, 1976
· Koha, vjersha dhe poema, 1976
· Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977
· Dimri i madh, 1977 – The Great Winter
· Ura me tri harqe, 1978 – The Three-Arched The Bridge
· Prilli i thyer, 1978 – Broken April (published in Gjakftohtesia, 1980)
· On the Lay of the Knights, 1979
· Poezi, 1979
· Buzeqeshje mbi bote, 1980
· Gjakfohtesia, 1980
· Autobiografia e popullit ne vargje, 1980 – The Autobiography of the People in Verse
· Kush e solli Doruntinen, 1980 – Doruntine
· Nj‘ dosje p‘r Homerin, 1980
· Sjell‘si i fatkeq‘sis‘, 1980
· Viti i mbrapsht‘, 1980
· Krushqit jan‘ t‘ ngrir‘, 1980
· Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)
· Nenpunesi i pallatit te endrrave, 1981 – The Palace of Dreams
· Prilli i thyer, 1980 – Broken April
· Koha e shkrimeve: tregime, novela, pershkrime, 1986
· Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 – The Concert
· Eskili, ky humbes i madh, 1990
· Ftese ne studio, 1990
· Migjeni ose uragani i nderprere, 1990
· Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe, 1991
· Enderr mashtruese, tregime e novela, 1991
· Ardhja e Migjenit n‘ let‘rsine shqipe, 1991
· Printemps albanais, 1991
· Nga nje dhjetor ne tjetrin, 1991 – Albanian Spring
· Perbindeshi, 1991
· Invitation a l’atelier de l’ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991
· Pesha e kryqit, 1991
· Nata me h‘n‘, 1992
· La Pyramide, 1992 – The Pyramid
· Oeuvres, 1993-94
· Vepra, 1993-94
· Noel, une anthologie des plus beaux textes de la litterature mondiale, 1994
· L’ombre, 1994
· Albanie, 1995
· La legende des legendes, 1995
· Visage des Balkans, 1995
· Dialog me Alain Bosquet, 1996
· Shkaba, 1996
· Spiritus, roman me kaos, zbulese dhe cmers, 1996
· Kusheriri i engjejve, 1997
· Poemes, 1957-1997, 1997
/ZËRI 
Burimi