Kufizim ose mbyllje e TikTok dhe Snapchat, Rama: Sjellin shqetësimë serioze
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit në Fier tha se do të kufizojë ose mbyllë rrjetet sociale TikTok ose Snapchat. Rama tha se këto rrjete sociale po shqetësojnë prindërit, pasi fëmijët shpenzojnë kohë aty. Rama tha se mungesa e komunikimit në parlament, është kthyer në një shqetësim serioz për prindërit.
“Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje nga ai bashkëbisedim është dallimi shumë i madh i shqetësimeve serioze që shprehën nëna, baballarë dhe njërez që kishin një lloj horizonti më të gjerë, për sa I përket komunitetit të prindërve në Shqipëri. Jo një po disa nga ata prindër, duke folur për këto rrjete sociale, duke folur për Tik Tokun në mënyrë të veçantë, ngritën shqetësimin që presioni i platformave mbingarkohet presionit të jashtëm. Nuk e sjellë këtë sot për mediat, por për presionin që kanë prindërit, që nuk e bën më të lehtë por më të vështirë, përballë edukimit që kanë ndaj të vegjëlve. Edhe mësuesit janë përballë nxënësve dhe janë nën presion nga mediat dhe nga salla e parlamentit, ku duhet të kishte minimum një etikë komunikime. Sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit bën që shoqëria të ketë një tension artificial. Në këtë mes hyjnë fëmijët që jetojnë në një botë komplet paralele, janë nën tension nga çdo rrjeti social, si Tik Tok e SnapChat”, tha Rama. /ZËRI
Burimi