
“Ku e gjeni energjinë?”, Rama: E kam zjarr të brendshëm! Kjo është hakmarrje…
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë takimit, Ramas theksoi se synimi i qeverisë është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një nga të rinjtë pyeti kryeministrin për burimin e energjisë së tij, teksa u shpreh se kjo është si “hakmarrje” për çfarë ka ndodhur në të kaluarën.
“Për sa kohë kam këtë zjarrin e brendshëm nuk kam nevojë të mendoj se ku t’i gjejë energjitë, pastaj nëse zjarri shuhet atëherë do të jetë e vështirë për t’i gjetur energjitë… ajo që më mban është fakti që mund ta përmbyllim këtë fazë duke u anëtarësuar në BE. Dhe në një farë mënyrë është dhe një lloj hakmarrje për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën, kjo është pak a shumë përgjigjja që unë do të jepja”, u shpreh Rama./ZËRI
Burimi