![Kryeson në zondazhe, Lideri socialist bën thirrje për formimin e qeverisë së majtë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/kryeson-ne-zondazhe-lideri-socialist-ben-thirrje-per-formimin-e-qeverise-se-majte_668aefe367a3f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Kryeson në zondazhe, Lideri socialist bën thirrje për formimin e qeverisë së majtë
👁1868
Olivier Faure
FRANCË- Lideri socialist Olivier Faure ka bërë thirrje për formimin e qeverisë së majtë.
“Franca i ka thënë jo dhënies së pushtetit Mitingut Kombëtar [të së djathtës ekstreme]”, tha ai.
“Kjo është një fitore për Frontin e Ri Popullor (NFP)” – aleanca midis forcave të krahut të majtë.
Ai tha se NPF do të jetë blloku më i madh në parlament dhe duhet të lejohet të formojë një qeveri. Sondazhet e para në shtetin francez kanë nxjerrë favoritë të majtët si dhe të fundit në listë, partinë Rally National të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen.
BBC shkruan se Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës. Në vend të dytë është renditur Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron.
Burimi