Kryeministri francez: Nesër i dorëzoj dorëheqjen Presidentit Macron

Kryeministri francez: Nesër i dorëzoj dorëheqjen Presidentit Macron

Kryeministri Gabriel Attal

FRANCË- Kryeministri Gabriel Attal ka deklaruar nga rezidenca e tij zyrtare, Hôtel de Matignon në Paris se nesër do të paraqesë dorëheqjen. Sipas BBC, ai thotë se “sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën” dhe për këtë e vlerëson “frymën franceze”.
Attal gjithashtu thekson se shumë anëtarë të aleancës së Ansamblit të Presidentit Macron janë rizgjedhur.
“Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime”, shton ai.
“Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicë, thotë ai. “Dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës.
Ai shton megjithatë se do të qëndrojë “për aq kohë sa ta kërkojë detyra ime”.
Burimi