Kremlini mbështet Marine Le Pen: Populli i Francës kërkon një politikë të jashtme sovrane

Marine Le Pen dhe Vladimir Putin

Kremlini njoftoi mbështetjen e tij për Marine Le Pen me zëvendëszëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Andrey Nastasin që u bëri thirrje zyrtarëve francezë të mos injorojnë ndryshimet në qëndrimet publike, pak ditë përpara raundit të dytë vendimtar të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Rusia duket se po kërkon që ekstremi i djathtë francez të bëhet një “kalë trojan” për të hyrë në Evropë, me të cilin marrëdhëniet janë tensionuar që nga pushtimi i Ukrainës.
“Populli i Francës kërkon një politikë të jashtme sovrane që u shërben interesave të tyre kombëtare dhe i shpëton diktateve të Uashingtonit dhe Brukselit”, tha zëvendëszëdhënësi Andrei Nastasin në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.
Në të njëjtin kontekst, ai dëshiron të dërgojë mesazhin e tij për zyrtarët francezë.
“Zyrtarët francezë nuk do të jenë në gjendje të shpërfillin këto ndryshime të thella në qëndrimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve”, shton ai.
Marrëdhënie të ngushta me Rusinë
Mbetet e paqartë nëse ndërhyrja ruse do të ndihmojë partinë e Marine Le Pen, pasi ajo kërkon të minimizojë lidhjet e partisë së saj me Kremlinin.
Partia e Le Pen ka vite që mban marrëdhënie të forta me Rusinë, ndërsa ka edhe marrëveshje financiare, pasi ka marrë një kredi nga një bankë ruse. Në të njëjtën kohë, ajo refuzoi të mbështesë sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
RN në programin e saj fillimisht propozoi një aleancë më të ngushtë me Rusinë dhe daljen e Francës nga NATO. Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, këto pozicione u harruan./ZËRI
Burimi