KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 48 deputetë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 48 deputetë

Foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, që u mbajtën më 9 shkurt. Sipas rezultateteve, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti do të ketë 48 deputetë në Kuvend. Vetë Kurti është i pari në listë me 337 mijë e 791 vota. Idyti është Glauk Konjufca me 264 mijë e 407, ndërsa i treti Faton Peci me 133 mijë e 987.
Gazeta Ekspress shkruan se PDK ka marrë 24 deputetë dhe Bedri Hamza si prijës i listës ka marrë 173 mijë e 526 vota, i ndjekur nga Memli Krasniqi me 98 mijë e 415 dhe Uran Ismaili me 44 mijë e 283.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20 deputetë me Abdixhikun si prijës të listës me 146 mijë e 401 vota. Doarsa Kica Xhelili e dyta me 63 mijë e 164 vota, Kujtim Shala me 58 mijë e 817 i treti dhe Hykmete Bajrami me 54 mijë e 227 e katërta.
Lista Serbe ka marrë 9 deputetë.
Koalicioni AAK-NISMA ka marrë 8 deputetë. Ramush Haradinaj prin me 44 mijë e 996 vota, i ndjekur pas nga Daut Haradinaj me 26 mijë e 449 dhe Fatmir Limaj me 25 mijë e 718.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente