KQZ publikon listën e zgjedhësve nga jashtë: Nëse votohet nga Shqipëria duhet çregjistrim, afat deri nesër

KQZ publikon listën e zgjedhësve nga jashtë: Nëse votohet nga Shqipëria duhet çregjistrim, afat deri nesër

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Lista Paraprake mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store. Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të listës së publikuar.
Ndërkohë KQZ njofton se deri nesës shqiptarët që jetojnë jashtë vendin kanë mundësinë të çregjistrohen, nëse do të votojnë nga Shqipëria. Po ashtu ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Ndërsa u është refuzuar kërkesa për 48,180 për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit. Komisioni Rregullator pranë KQZ-së rrëzoi me shumicë votash kërkesën për të shtyrë me 5 ditë afatin për aplikimin dhe regjistrimin e shtetasve që do të votojnë nga jashtë vendit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente