
KQZ përfundon shqyrtimin, 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë do të votojnë më 11 maj
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shqyrimin e kërkesave nga votuesit jashtë territorit shqiptar, të cilët përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) u regjistruan për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Sot përfundoi dhe procesi i shqyrtimit të kërkesave të mbetura nga 294,155 që ishin bërë deri në mbarim të afatit. Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Ndërsa u është refuzuar kërkesa për 48,180 për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë.
Të dhënat nga KQZ
Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar është nga Italia me 91,223 , renditur më pas nga Greqia me 68,386 zgjedhës të regjistruar.
Të dhënat nga KQZ
52,425 votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me 32,559 votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me 25 mijë të tillë.
Të dhënat nga KQZ
Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit. Komisioni Rregullator pranë KQZ-së rrëzoi me shumicë votash kërkesën për të shtyrë me 5 ditë afatin për aplikimin dhe regjistrimin e shtetasve që do të votojnë nga jashtë vendit. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri./ZËRI
Burimi