Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike
FOTO ILUSTRUESE
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar TikTok-un në institucionet publike. Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTok-ut.
“Të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij. Ndalimi i TikTok-ut në rrjetet shtetërore nënkupton ndalimin e funksionimit të aplikacionit në paisje zyrtare dhe në paisje personale në momentin që ato janë të lidhura në rrjete shtetërore,”-u shpreh Dobra.
Në pajisje personale lejohet, por jo përmes rrjetit shtetëror. Ndalimi i TikTok-ut, që është në pronësi kineze, ndjek shembullin e Bashkimit Evropian që ka ndaluar përdorimin e platformës në institucionet e tij.
Qeveria e Kosovës tha se ndalimi i TikTok-ut në institucione u bë duke ndjekur shembullin edhe të shteteve aleate. Shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, teksa Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij.
Burimi