Konflikt për pronën, 35-vjeçari dhe vjehrri i tij kanosin me armë zjarri një grua

Konflikt për pronën, 35-vjeçari dhe vjehrri i tij kanosin me armë zjarri një grua

Foto ilustruese

DIVJAKË- Një konflikti për pronësinë e një toke publike ka ndodhur në fshatin Karavasta e Re, Divjakë. Së bashku me vjehrrin e tij, një 35-vjeçar është konfliktuar me një grua, të cilën më pas e ka kërcënuar edhe më një armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim R. K., 35 vjeç. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, F. D., 66 vjeç, dhe N. G., 63 vjeçe, banorë të fshatit Karavasta e Re. Konflikti mes palëve ka ndodhur për pretendime pronësie mbi tokën publike.
Njoftimi i Policisë:
“Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.
Këta shtetas  janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.
Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij”
Burimi