Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, sot dëshmon shefja e SHISH, kërkohet mbledhje me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, sot dëshmon shefja e SHISH, kërkohet mbledhje me dyer të mbyllura

Ervin Salianji

TIRANË- Ka nisur sërish Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Mbledhja e sotme ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Që në nisje të takimit, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vjosa Hyseni ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e saj ka nisur debatin që zhvillohet gjatë çdo marrjeje në pyetje të Komisionit.
Pas Hysenit, Salianji si kryetari i Komisionit e mori sërish fjalën pas saj, duke kërkuar që takimi të mbahet me dyer të hapura dhe nëse ka informacione konfidenciale, mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Unë propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, e më pas nëse ka informacione të klasifikuar mund të kërkojë mbledhjen me dyer të mbyllura. Është e domosdoshme sepse deri më sot jemi njohur me të dhëna që as nuk mund të imagjinosheshin që do të kishin ndodhur në këto përmasa,”-tha Salianji në fjalën e tij.
Por pavarësisht këmbënguljeve të opozitës, marrja në pyetje e Hysenit po zhvillohet me dyer të mbyllura./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente